Revolucion në arbitrimin italian, gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet në stadium

Një risi e madhe pritet të transformojë botën e arbitrimit në futbollin italian, duke nisur nga Serie C. Gjatë grumbullimit parasezonal të arbitrave në Cascia, Shoqata Italiane e Arbitrave (AIA) prezantoi një nga ndryshimet më të mëdha të dekadës, futjen e “VAR-it me thirrje”, që u jep trajnerëve mundësinë të kërkojnë ndërhyrjen e videos në dy raste gjatë një ndeshjeje.

Ky sistem inovativ synon të përmirësojë drejtësinë në fushë dhe të reduktojë protestat. Daniele Orsato, shefi i sektorit CAN C, theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi për rritjen e nivelit profesional të arbitrave:

“Kërkoj nga gjyqtarët të mos mendojnë për Serie A apo B, por të fokusohen në të tashmen. Gabimet ndodhin, por ne duhet të jemi gati dhe të heqim frikën nga to. VAR me thirrje do t’u japë trajnerëve më shumë mundësi për drejtësi në rast të vendimeve të gabuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, edhe Serie A pritet të përjetojë një ndryshim të rëndësishëm në aspektin e transparencës. Gianluca Rocchi, përgjegjës i CAN A, zbuloi se gjyqtarët po stërviten që gjatë ndeshjeve të shpjegojnë drejtpërdrejt nga stadiumi vendimet e marra nga VAR, për t’i komunikuar ato me publikun:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po punojmë për të rritur besimin dhe transparencën. Gjyqtarët do të flasin përmes altoparlantëve në kohë reale. Jo çdo episod është i njëjtë, dhe ne duam të investojmë në cilësi, jo sasi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?