Revolucion në merkato tek Chelsea, pritet të largohen 8 futbollistë

Në “Stamford Bridge” pritet të ketë një revolucion të vërtet në verë. Blutë e Londrës kanë nxjerrë në shitje tetë lojtarë të skuadrës së tyre, të konsiderueshëm jo të domosdoshëm për teknikun Lampard. Në fakt, Ziyech është blerë tashmë. Shumë pranë është edhe Werner, ndërkohë që po bëhen tratativa edhe me Chilwell dhe Havertz.

Sipas “Daily Mail”, nga largimi i 8 futbollistëve, mes tyre edhe Jorginho, një prej të paktëve që ka një vlerë të lartë (rreth 50 milionë euro). Juventus është gjithnjë e kujdesshme dhe vazhdon të provojë rezistencën londinezëve duke përfshirë edhe Douglas Costa në tratativë.

Mes atyre që me shumë mundësi do të largohen, përveç ish-napoletanit të preferuar nga Sarri, janë edhe dy lojtarë në skadencë kontrate, Pedro e Willian, por edhe Kante, për të cilin insiston PSG, që do të garantonte një bazë të fortë ekonomike skuadrës londineze. Më pranë lamtumirës janë edhe Emerson Palmieri, Marcos Alonso, Barkley dhe Batshuayi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea are lining up a bid for £75million-rated Bayer Leverkusen starlet Kai Havertz

Swiss Digital Mobile Reklama

The Blues also want Leicester's Ben Chilwell to become their new left-back next season

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?