Revolucion total te Barcelona pas turpërimit, ja 3 futbollistët e vetëm që shpëtojnë
Turpërimi 8-2 në Champions League nga Bayern Munich, nuk do të harrohet lehtë te Barcelona. Skuadra spanjolle po përgatit një revolucion të vërtet në skuadër, teksa do të ketë ndryshime jo vetëm në grupin e futbollistëve, por edhe në stafin drejtues, të cilët në fakt nuk kanë bërë një punë aspak të mirë.
Gazeta pranë klubit “El mundo Deportivo”, raporton se përveç tre elementëve, pjesë e shtyllës kurrizore, të gjithë të tjerët janë me valixhet gati. Pritet të shpëtojnë vetëm Ter Stegen, holandezi De Jong dhe Lioel Messi. Futbollistët e tjerë të talentuar si Ansu Fati dhe Riqui Puig, që kondsiderohen e ardhmja e klubit “bluagrana”, me siguri që nuk do të largohen. Burime nga vetë klubi paralajmërojnë se ekziston një grup lojtarësh me peshë që e kanë derën të hapur. Luis Suárez do të ishte njëri prej tyre. I ka mbetur edhe një sezon, deri në qershor 2021, por nëse do të luante 60% të lojërave, do të rinovonte edhe për një vit. Largimi i tij do të mbulohej me Lautaron, i cili është ende në rendin e ditës, sigurisht nëse do të gjenden paratë për kartonin e tij.
Në kontratë deri në vitin 2023, Umtiti është një tjetër rast që drejtuesit duan ta zgjidhin Jo vetëm për shkak të performancës së dobët dhe dëmtimeve të tij të vazhdueshme, por edhe për shkak të sjelljes së tij, të ngjashme me të Dembeles. Ky i fundit ndërkohë duket i sigurt për largimin, por problemi qëndron se asnjë skuadër nuk ka ndërmend të investojë shifrat e kërkuara nga Barcelona. Rakitic e ka të qartë prej shumë kohësh se duhet të gjejë një ekip të ri. Kroati do të dëshironte të bashkohej me Sevillan, por klubi andaluz nuk është i gatshëm të paguajë për transferimin e tij.
Më e ndërlikuar do të ishte zgjidhja e së ardhmes së Jordi Albas, një tjetër lojtar me pagë të lartë. Barça e kupton që performanca e tij nuk është e mjaftueshme për të qenë titullar, megjithëse ai ka kontratë deri në vitin 2024. Largimi i tij nuk do të jetë aspak i thjeshtë, ashtu si edhe misioni për të gjetur një futbollist me karakteristikat e tij. Griezmann është një tjetër futbollist, i cili duket se e ka derën e hapur. Nëse do të vinte një propozim bujar për klubin, edhe lojtari do të ulej për të folur. Francezi është përfolur për një transferim te PSG, në Francë, por Griezmannin nuk e bind shumë klubi parizien. Situata nuk është aspak e mirë as për Sergi Roberto, Semedo si dhe Arturo Vidal, të gjithë kanë përfunduar në qendër të kritikave pas humbjes së turpshme në Lisbonë.