Revolucion total te PSG në verë/ Ikin Messi dhe Neymar, vjen Zidane dhe qëndron Mbappe
PSG është një nga skuadrat më të fuqishme në botën e futbollit, por investimet e mëdha nuk është se kanë dhënë frytet e duhura. Parisienët janë eliminuar nga Championsi që në fazën e 1/8-ve, edhe pse morën verën e kaluar një yll si Lionel Messi. Gazeta “L’Equipe” në Francë së fundmi raporton se klubi i PSG po përgatitet për një revolucion të vërtetë në merkaton e ardhshme.
Drejtori sportiv, Leonardo me shumë mundësi do të largohet, ndërkohë që për pankinën ëndrra e madhe mbetet Zinedine Zidane, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë në vitet e fundit. Nuk mungojnë as alternativat si Conte dhe Thiago Motta.
Revolucioni do të prekë edhe yjet. PSG është gati që të heqë dorë nga Messi dhe Neymar, teksa për ta përflitet për transferim të mundshëm në Amerikë. Klubi do e ndërtojë skuadrën me një projekt të ri që do të udhëhiqet nga Kylian Mbappe, i cili deri më tani ka refuzuar që të rinovojë kontratën. Gjithsesi asgjë nuk përjashtohet në muajt në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/