Rey Manaj dedikim prekës për ish-trajnerin e Interit që u nda sot nga jeta

Ndarja nga jeta e ish-trajnerit të Interit, Luigi Simoni-t ka hidhëruar pa masë opinionin futbollistik nga përtej Adriatikut. Mes atyre që e kanë shprehur publikisht hidhërimin për largimin nga jeta të 81-vjeçarit është edhe Rey Manaj, sulmuesi kuqezi, i cili ka qenë pjesë e Cremoneses kur Simoni ishte president i këtij klubi.

“I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”, shkruan Manaj.

SHKARKO APP