Rey Manaj dhe simboli i shqiponjës pas golit, tërbon tifozët serbë: Vr*te shqiptarin
Rey Manaj ka shkruar historinë në Serbi. Sulmuesi kuqezi i dha avantazhin kombëtares në fundin e pjesës së parë, duke ndezur entuziazmin në pankinë dhe në çdo cep të stadiumit ku ndodheshin ata pak tifozë shqiptarë të zgjedhur. Festa ishte e çmendur dhe plot emocione. Manaj ngriti duart në simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa lojtarët dhe stafi shpërthyen në përqafime. Nga tribuna, tifozët serbë reaguan me zemërim, duke hedhur thirrje fyese si “Vrite shqiptarin”, në shkelje të hapur të rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, që ndalojnë përfshirjen e politikës dhe urrejtjes etnike në futboll.
KOHA JONË SONDAZH

