Rey Manaj dopietë për 5 minuta, supergol nga goditja e dënimit

Rey Manaj është i papërmbajtshëm me Sivasspor në kampionatin turk të kategorisë së dytë. Në përballjen ndaj Vanspor, sulmuesi kuqezi realizoi dopietë golash në pjesën e parë.

Golat erdhën brenda pesë minutave në Ligën e Parë turke. Fillimisht i pari në minutën e 28-të dhe më pas i dyti në minutën e 32-të, pas një supergoli nga goditja e dënimit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3. Pasi mbylli aventurën me ekipin e Sharjah në Emiratet e Bashkuara arabe, Rey Manaj u rikthye tek ekipi turk i Sivasspor, i cili luan në Ligën e Parë, me synimin për t’u ngjitur në Superligën turke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?