Rey Manaj infektohet me koronavirus, humb sfidën e parë në vitin 2022

Spezia ka regjistruar tre raste pozitive me Covid-19, teksa njeri prej tyre është edhe Rey Manaj. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka filluar karantinën sapo ka marrë vesh përgjigjen e testit, teksa dy të infektuarit e tjerë janë Petko Hristov dhe Mbala Nzola.

Klubi italian bën të ditur se të tre futbollistët janë asimptomatik. Mendohet se lojtarët janë prekur nga virusi gjatë ditëve të pushimit për shkak të Krishtlindjes.

Rey Manaj ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në Serie A. Manaj ka luajtur 13 ndeshje me Spezian, nga të cilat 6 si titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?