Rey Manaj: Nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka që fiton Shqipëria

Pas fitores së rëndësishme që i siguroi Shqipërisë vendin në play-off-in e Botërorit 2026, sulmuesi Rey Manaj u shpreh i prekur dhe i lumtur për arritjen e kuqezinjve, duke ia dedikuar këtë sukses ish-masazhatorit të Kombëtares, Ylli Mihalit, i cili humbi jetën nga Covid-19.

“Që në fillim e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë,” – tha Manaj. – “Për tre ditë rresht ndjemë tensionin. Në pjesën e parë kërkuam golin shpejt, por për fat të mirë Uzuni e futi topin në zonë dhe Asllani e zhbllokoi sfidën.”

Sulmuesi kujtoi se Shqipëria nuk ka humbur prej tetë ndeshjesh dhe se ekipi tregoi karakter, pavarësisht se performanca nuk ishte më e mira: “Sot nuk luajtëm mirë, por treguam shpirt gare. Nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka që fiton Shqipëria. Në Kombëtare nuk ka xhelozi, këtu jemi për të dhënë maksimumin. Jam shumë i lumtur për golin e Asllanit, shpresoj të shënojë sa më shumë me fanellën kuqezi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Manaj foli edhe për atmosferën brenda grupit, duke theksuar unitetin e skuadrës: “Të gjithë jemi në harmoni. Duam të ndihmojmë të rinjtë si Berisha, Pajaziti e të tjerë. Kombëtarja ecën përpara vetëm kur ka grup dhe profesionalizëm. Sot meritojnë 40 futbollistë të jenë pjesë e saj.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, sulmuesi i dedikoi emocionet e kësaj fitoreje një personi të veçantë për të gjithë futbollistët shqiptarë: “Pashë disa foto të Ylli Mihalit sot dhe doja ta kujtoja. Na ka prekur shumë humbja e tij, sidomos familjen e Yllit. Këtë fitore ia dedikoj atij dhe mbesës së tij të vogël.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?