Rey Manaj refuzoi kalimin te Juventusi gjatë janarit, zbulohet prapaskena
Rey Manaj mund të kishte veshur fanellën e Juventusit. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka qenë i i lidhur në merkaton e janarit me një kalim te skuadra torinze që kërkonte një sulmues pas dëmtimit të Giacomo Vrionit, për në ekipin e U-23. Ka qenë vetë Manaj, që ka ndalur gjithçka dhe ka vënë veton e qëndrimit në Barcelonë.
Ai nuk do të bashkohej menjëherë me ekipin e parë të Juventusit, por do kalonte në skuadrën e U23, çka është edhe arsyeja përse lushnjari e ka refuzuar këtë lëvizje. Ai do të ishte pjesë e marrëveshjes për të dërguar në Barcelonë portierin Franco Israel, i lindur në vitin 2000.
Kartonët e dy lojtarëve vlerësoheshin përkatësisht nga 8-10 milionë euro, gjë që do i ndihmonte klubet të rregullonin bilancet e tyre në aspektin e ndershmërisë financiare. Manaj nuk ka pasur arsye të bashkohej me bardhezinjtë dhe ka vendosur të qëndrojë në Katalunjë. Kujtojmë se ai është rritur në akademinë e Interit, ekip me të cilin është shumë i lidhur emocionalisht.