Rey Manajt i bëjnë “gjyq” publik në Turqi pas ndërhyrjes së rëndë

Rey Manajt i bëjnë “gjyq” publik në Turqi pas ndërhyrjes së rëndë

Rey Manaj është në qendër të polemikave në Turqi. Sulmuesi shqiptar u bë protagonist i një episodi shumë të diskutuar në humbjen që Sivaspor pësoi 3-2 ndaj Galatarasay. Një ndërhyrje e rëndë pranë flamurit të këndit, teksa Manaj shkeli mbi këmbën e Alper Yilmaz, duke e detyruar të largohet me barelë nga fusha e lojës.

Faull në fakt nuk solli pasoja më të rënda përveçse një kartoni të verdhë, me VAR dhe arbitrin që nuk konsideroi seriozitetin e ndërhyrjes. Federata Turke e Futbollit po e heton Rey Manaj pas ndërhyrjes ndaj Yilmaz. Incidenti ka ngjallur debat mbarëkombëtar dhe avokati sportiv Anil Dincer ka folur për çështjen. Dincer u shpreh skeptik për çdo ndëshkim retrospektiv.

“TFF rrallë fillon procedura disiplinore në raste të tilla, përveç nëse përmendet në mënyrë eksplicite në raportin e ndeshjes. Këtu raporti i delegatit të ndeshjes do të jetë kritik”.

Sipas tij dënimi i Manajt duket i pakuptimtë dhe nuk do të ndodhë. Avokati në këtë mënyrë konfirmoi se “gjyqi popullor” që po i bëhet në Turqi Manajt, nuk do të ketë një fund të mirë për ta. Vetë Manaj ka kërkuar falje edhe pse ndërhyrja ishte e ashpër.

SHKARKO APP