Rezultatet e dobëta, Mirel Josa shkarkohet zyrtarisht nga drejtimi i Laçit

Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. Vendimi është bërë i ditur nga vetë klubi kurbinas në faqet zyrtare në rrjetet sociale, teksa fatale ka rezultuar humbja e djeshme ndaj Partizanit, 2-1 në “Elbasan Arena”.

Tekniku kryeqytetas mori drejtimin e kurbinasve më 24 tetor, në javën e 7 të Abissnet Superiores, kur zëvendësoi malazezin Dejan Vukiçeviç dhe i ndërroi menjëherë fytyrën skuadrës, duke e shndërruar në pretendente për titull.

Megjithatë humbja me Tiranën 4-0 në kryeqytet më 26 shkurt, është pasuar me një sërë rezultatesh negative, pasi në 6 ndeshjet e radhës në kampionat, ka marrë 3 humbje e tre barazime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurbinasit fituan sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës dhe janë favorit për të kaluar në finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?