Rezultoi pozitivë me Covid-19, ja kur mund të debutojë Muriqi te Lazio

Vedat Muriqi pritet të debutojë me Lazion në 17 tetor në sfidën  e javës së katërt të Serisë A kundër Sampdorias, pra pas gati një muaji kur firmosi me kryeqytetasit italianë.

Sipas mediave italiane, sulmuesi i ri i bardhekaltërve Do humbasë ndeshjet me Cagliarin, Atalantën dhe Interin. Jo vetëm kaq, por rikuperimi i tij i plotë prej koronavirusit e detyron Muriqin të humbasë dhe 3 takimet e Ligës së Kombeve me Kosovën, të planifikuara për muajin tetor (Maqedoni e Veriut, Slloveni dhe Greqi).

Muriqi rezultoi pozitiv me COVID-19 pas analizave të kryera në Stamboll para nisjes drejt Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?