Ribery publikon gjendjen e shtëpisë pas vjedhjes, paralajmëron largimin (VIDEO)

E shtuna ishte një mbrëmje e tmerrshme për Franck Ribery. Dëmtimi e detyroi të dilte para kohe nga ndeshja Parma-Fiorentina, ndërkohë që pas ndeshjes gjeti shtëpinë e tij në Firence të plaçkitur.

Përmes një serie postimesh në Instagram, ish-lojtari i Bayern tregoi me një video gjendjen në të cilën e kishte gjetur shtëpinë pas vizitës së hajdutëve, ndërsa më vonë postoi edhe një mesazh, dukej më shumë si një lamtumirë.

“U ktheva në shtëpi dhe ja çfarë gjeta. Jam i shokuar dhe nuk e pranoj, ndihem i dobët. Falë Zotit mund të vrapoj pas një topi, pasionit tim, dhe jo pas milionave. Por pavarësisht pasionit, familja vjen para gjithçkaje dhe kështu do të na duhet të marrin vendimet për të mirën tonë”, ka shkruar francezi.

SHKARKO APP