Rikthehen emocionet magjike të Champions League, finale e parakohshme PSG-Real Madrid

Emocionet e Champions League sont në mbrëmje do të shkojnë në një tjetër nivel, pasi do të nis faza me eliminim direkt. PSG dhe Reali i Madridit do të përballen në një finale të parakohshme në sfidën e parë të 1/8-ve të finales së Champions League ditën e sotme në “Parc des Princes” në orën 21:00.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian nis fazën e tij më interesante me një super ndeshje, pasi përballë qëndrojnë dy nga skuadrat më të mira të kontinentit. Muaricio Pochettino ka një formacion yjesh, me Neymar që pritet të rikthehet në fushë përkrah Messit dhe Mbappe. Mungesa e madhe në këtë duel është Sergio Ramos, i cili nuk do të ketë mundësinë që të sfidojë ish-ekipin e tij.

Në krahun tjetër është një specialist si Carlo Ancelotti, i cili është mësuar me duele të tilla. Benzema mbetet ende në dyshim nëse do të luajë, dhe nëse nuk hidhet në fushë do të jetë një mungesë e madhe për repartin e avancuar. Mision më i thjeshtë për Manchester City-in që do të sfidojë Sportingun në këtë fazë. Skuadra e Guardiolës do të kërkojë që të mbyllë llogaritë që në duelin e parë në Portugali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?