Rikthehen ndeshjet e Champions League, UEFA prezanton topin e ri
Nga dita e nesërme do të rikthehen emocionet e turneut më të shumëpritur nga të gjithë, ndeshjet e Champions League. Pas dy muajsh në pauzë, rikthhehen ndeshjet me eliminim direkt të cilat vijnë pas një faze të grupeve që përfundoi me shumë sukses.
Ashtu siç e do zakoni, një ditë para fillimit të ndeshjeve zyrtare, UEFA ka prezantuar topin me të cilin do të luhen sfidat e kësaj faze. Ky vit përkon dhe me 20-vjetorin e krijimit të topit me “yll’ të dizenjuar, i cili ka plot dy dekada që është bërë pjesë e futbollit.
Përmes një postimi në “Instagram”, UEFA ka prezantuar për klubet por edhe vetë tifozët topin e ri, i cili është me të vërtetë i veçantë. Finalja e këtij kompeticioni këtë vit do të zhvillohet në Stamboll, e cila ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për këtë vit nga pandemia e koronavirusit.