Rikthehen tifozët edhe në Hungari, qeveria jep dritën jeshile
Qeveria hungareze ka dhënë dritën jeshile për praninë e tifozëve në stadium. Sigurisht gjithçka do të bëhet duke respektuar rregullat e distancimit, duke zënë nga një vend në 5 karrige.
Tashmë federata dhe klubet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, për ta vendosur në zbatim që këtë fundjavë.
Ditën e djeshme është luajtur me dyer të mbyllura ndeshja e javës së 20-të, ku Ferencvaros ka fituar 1-0 në fushën e Ujpest. Edhe në disa vende të tjera, është marrë miratimi për praninë e tifozëve. /R.Lika-Koha Jone/