Rikthehet Champions League/ Chelsea sfidon Barcelonën, Juventus luan në “acarin” norvegjez

Mbrëmjen e sotme vjen raundi i pestë i Champions League, me plot nëntë ndeshje që mund të jenë përcaktuese. Dueli që spikat mbi të tjerët luhet në Londër, ku Chelsea pret Barcelonën në një përballje që premton ritëm, gola dhe emocione të forta.

Të dyja skuadrat vijnë në formë të mirë dhe kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të forcuar pozitat në grup. Chelsea dhe Barcelona njihen për stilin sulmues, ndaj në “Stamford Bridge” pritet një sfidë e hapur.

Një tjetër përballje që tërheq vëmendjen është ajo mes Manchester City dhe Bayer Leverkusen në Angli. Skuadra e Guardiolës shihet si favorite, por ekipi gjerman ka treguar se është në gjendje të befasojë çdo kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi, ndërkohë, ka një mision të vështirë në veri të Norvegjisë kundër Bodo-Glimt, në një transfertë që pritet të zhvillohet në kushte të acarta, me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spektakël pritet edhe në Francë ku Marseille dhe Neëcastle do të luftojnë fort për pikët, pasi të dy ekipet synojnë të mbeten në garë për kualifikimin.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TUESDAY MATCHDAY 5 FIXTURES AJAX 18:45 BENFICA GALATASARAY 18:45 UNION SG B. DORTMUND 21:00 VILLARREAL BODO/GLIMT 21:00 刀 JUVENTUS CHELSEA 21:00 BARCELONA MAN CITY 21:00 LEVERKUSEN MARSEILLE 21:00 NEWCASTLE NAPOLI 21:00 QARABAĞ SLAVIA SLAVIAPRAHA PRAHA 21:00 ATHLETIC"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?