Rikthehet Champions League, Liverpooli dhe Barcelona kërkojnë të zyrtarizojnë kualifikimin
Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshje që premtojnë spektakël dhe emocione. Barcelona dhe Liverpooli synojn që të mbyllin përfundimisht çështjen e kualifikimit për në 8 ekipet më të mira.
“The Reds” sfidojnë francezët e Lille dhe kërkojnë të vijojnë ecurinë perfekte në këtë edicion. Pas gjashtë fitoreve të para, skuadra e Arne Slot kërkon të kompletojë misionin në Champions.
Barcelona nga ana e saj është rikthyer në formën më të mirë pas luhatjeve në kampionat, teksa do të ketë një ndeshje aspak të thjeshtë ndaj Benficës.
Atletico luan me Bayer Leverkusen. Gjermanët janë të katërtët me 13 pikë, teksa “Colconeros” në vendin e 11-të me një pikë më pak. Ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar, ku diferencën në kualitetin e dy skuadrave mund ta bëjë faktori fushë në favor të spanjollëve.
Në fushë në mbrëmjen e sotme zbresin edhe Juventusi dhe Borussia e Dortmundit. Bardhezinjtë luajnë në transfertën me Club Brugge dhe me një fitore do të shtonin shanset për 8 më të mirat. Borussia ndërkohë luan në fushën e Bologna-s, që ende nuk ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Champions.


KOHA JONË SONDAZH

