Rikthehet Holanda e “madhe”, turpëron Gjermaninë me super Depay (VIDEO)

Holanda dhuron surprizën më të madhe të mbrëmjes në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar 3-0 super përballjen ndaj Gjermanisë. Van Dijk zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të pas një rrëmuje në zonën e pancerave. Skuadra e Low u përpoq të reagonte në pjesën e dytë me futjen në fushë të Sane dhe Draxler, por ishin të pafat.

3 minuta nga fundi i ndeshjes pas një kundërsulmi vrastar, Promes dha një asist për Depay, i cili e pati të thjeshtë për të mposhtur Neuer. Në fundin e kohës së rregullt, Depay trondit shtyllën me një goditje bombë në hyrje të zonës. Ne kohën shtesë kishte kohë edhe për një super gol të Wijnaldum

Në Ligën B, Irlanda u ndal në një barazim pa gola ndaj Danimakës. Në Ligën C, Bullgaria fitoi 2-1 ndaj Qipros, ndërkohë që më herët Norvegjia mundi 1-0 Slloveninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligën D, Maqedonia mundi 4-1 Lihteshtejnin, ndërkohë që më herët Gjibraltari mori një fitore historike ndaj Armenisë në transfertë, Gjeorgjia mundi 3-0 Andorën, ndërkohë që Letonia barazoi 1-1 me Kazakistanin. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?