Rikthehet Kupa e Shqipërisë, luhen sot sfidat çerekfinale
Pas kampionatit, rikthehet edhe Kupa e Shqipërisë, teksa sot do të luhen ndeshjet çerekfinale. Tirana, do të përballen me Besëlidhjen e Lezhës, skuadrën e cila eliminoi Partizanin në turin paraardhës.
Kukësi do të udhëtojë drejt Fierit, për t’u ndeshur me Apoloninë, ndërkohë që në Shkodër do të ketë një duel interesant mes Vllaznisë dhe Teutës. Kuqeblutë në këtë ndeshje do të jenë nën drejtimin e Hysen Dedja-s.
Skënderbeu ndërkohë do të luajë në transfertë përballë Bylisit me synimin për të marrë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë. Të gjitha ndeshjet e Kupës do të startojnë në orën 17:00.