Rikthehet magjia e Champions League/ Barcelona luan për kualifikimin, Chelsea-Juve për kreun
Mbrëmjen e sotme do të rikthehet magjia e Champions League, me ndeshjet e parafundit në grupe. Gjithcka do të nisë në orën 18:45, teksa Bayerni luan thjeshtë për formalitet në transfertën ndaj Dinamo Kiev, pasi vendin e parë e ka të siguruar. Në po të njëjtën orë Villareal pret Manchester United, një ndeshje ku barazimi komplikon shumë çështjen e kualifikimit, pasi Atalanta mund të shkojë në kuotën e 8 pikëve nëse fiton në mbrëmje ndaj Young Boys.
Në orën 21:00, Barcelona do të luajë një ndeshje direkt e për kualifikimin ndaj Benficës. Ndeshja e parë ka përfunduar 3-0 në favor të portugezëve, por tashmë ekipi katalanas ka avantazh se mund të kënaqet edhe me një barazim pasi është dy pikë në avantazh.
Super dueli i mbrëmjes do të luhet në Londër, atje ku Chelsea synon që të mund Juventusin për të marrë vendin e parë. Dueli direkt për kreun gjen më të avantazhuar bardhezinjtë që gëzojnë një formë të mirë në ndeshjet e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

