Rikthehet magjia e Championsit me çerekfinalet/ City përballë “murit” të Simeones, Liverpooli sfidon Benficën

Champions League mbrëmjen e sotme nis fazën e çerekfinaleve ku nuk mungojnë as përballjet e mëdha. Manchester City do të masë forcat me një kundërshtar shumë të fortë si Atletico Madrid.

Guardiola ka ndërtuar një skuadër mjaft të mirë, e cila luan një futboll të bukur ku nuk mungojnë golat, ndërkohë që nga ana tjetër Simeone nuk ka mbrojtjen solide të viteve të fundit.

Me shumë mundësi “qytetarët” do të luajnë pa asnjë sulmues qëndror, teksa Grealish, Foden dhe Mahrez do të luajnë si sulmues të fshehur, ndërkohë që Atletico do të mbështetet te eksperienca e Suarez, si dhe talenti i Joao Felix.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpooli ndërkohë do të luajë në transfertën ndaj Benficës, për të marrë një rezultat pozitiv që mund t’i shërbejë në duelin e kthimit. Skuadra portugeze ka treguar një futboll mjaft të mirë dhe nuk duhet nënvlerësuar aspak. Klopp nga ana tjetër nuk është se do e ketë të thjeshtë pasi në javët e fundit, skuadra e tij ka shfaqur shenja lodhje, por rezultatet nuk kanë munguar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?