Rikthehet magjia e Championsit, sonte në mbrëmje zbret në fushë Juventusi
Sonte në mbrëmje do të luhen dy duelet e radhës së fazës së 1/8-ve në Champions League. Juventusi i Massimiliano Allegrit do të synojë që të marrë një rezultat pozitiv që në duelin e parë ndaj Villareal për ta pasur më të thjeshtë në duelin e kthimit.
Skuadra torineze pas afrimit të Vlahovic dhe Zakaria ka fituar më shumë entuziazëm, por sërish problemet nuk mungojnë. Paulo Dybala nuk është i disponueshëm për këtë duel, pasi vuan nga një dëmtim, ndërkohë që në mbrojtje nuk do të jetë as Bonucci dhe as Chiellini. Më shumë mundësi në majën e sulmit në këtë ndeshje do të jetë Vlahovic, i mbështetur nga Morata dhe Cuadrado.
Në mbrëmje është dhe një duel tjetër interesant mes Chelsea-t dhe Lille. Kampionët në fuqi sfidojnë kampionët e Francës. Një ndeshje që sheh ndjeshëm të favorizuar skuadrën e Tuchel, por Championsi na ka mësuar jo në pak raste se surprizat nuk mungojnë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

