Rikthehet pas 29 vitesh superfinalja Itali-Argjentinë
Rikthehet pas 29 vitesh superfinalja Itali-Argjentinë. Ndeshja që përplas fituesen e Europianit dhe Kupës së Amerikës së Jugut që në këtë rast janë Italia dhe Argjentina.
Një trofe që rikthehet pas shumë vitesh, i fundit në vitin 1993 kur Argjentina mposhti me penallti Danimarkën, ndërsa më herët ishte organizuar vetëm një herë me Francën që në vitin 1985 fitoi 2-0 kundër Uruguajit.
Finalja luhet sonte në orën 20:45, rikthen Italinë në ”Wembley”, aty ku 11 muaj më parë u shpall kampione Europe, ku situata është ndryshe. Axurrët u eliminuan në kualifikuese duke humbur botërorin.