Rikthehet pas 29 vitesh superfinalja Itali-Argjentinë, publikohen formacionet zyrtare
Wembley mirëpret edicionin e parë të Finalissima, ndeshje që zhvillohet mes fitueses së kampionatit Europian, Italisë dhe fitueses së Kupës së Amerikës Latine, Argjentina.
Messi kërkon të shtojë një tjetër trofe në koleksionin e tij me fanellën Albiceleste, ndërsa nga ana tjetër, axurrëve iu duhet të harrojnë sa më shpejt dështimin për kualifikimin në Kupën e Botës, Katar 2022.
Dy trajnerët, Lionel Scaloni dhe Roberto Mancini kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. Argjentina e nis me yjet kryesorë të skuadrës nga minuta e parë ku bie në sy prezenca e Lionel Messit,apo edhe Dybalas.
Nga ana tjetër, Italinë e udhëheq në sulm Belotti i Torinos ndërsa në fushë është edhe Bernadeschi me Raspadorin.
Italy: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Pessina; Bernardeschi, Belotti, Raspadori
Argentina: E. Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Rodríguez, Lo Celso; Messi, L. Martínez, Di María