Rikthim te Real Madrid? Theo: Përgjithmonë te Milan

Theo Hernandez është një nga blerjet më të mira që ka bërë Milani në këto vitet e fundit.

Francezi ka shkëlqyer te kuqezinjtë në këto 2 vite duke u shndrruar në nga një mbrojtësit e majtë më të mirë në qarkullim.

Mediat në Spanjë po aludojnë për një rikthim të tijins te Real Madrid në të ardhmen, por vetë futbollisti as që e mendon diçka të tillë, pasi është i lumtur te Milani dhe kërkon të qëndrojë gjatë.

Të dielën ndaj Parmës Theo realizoi dy herë duke i evituar humbjen Milanit.

“Nuk e shoh veten time përsëri te Real Madrid. Nëse do të mundja do të qëndroja përgjithmonë te Milani. Kur shkova në Madrid isha shumë ri dhe nuk kisha minuta. Ishte e komplikuar gjithçka, për shkak se nuk kisha besimin që kam tani”, shprehet Hernandez.

Për titullin – “Për shumë vite Milani nuk ka qenë siç është tani. Mendoj se mund t’ia heqim titullin nga duart Juventusit”

Për Ibrahimovic – “Ibra është një futbollist i jashtëzakonshëm. Na ndihmon e na këshillon shumë”.

Për Diaz – “Brahim është një lojtar shumë i mirë, po ecën shumë mirë”, shprehet francezi.

SHKARKO APP