Rikthimi i Balotellit, Montella: I lumtur, sikur të isha kthyer vetë

Mario Balotelli do të rikthehet në kombëtaren Italianë pas 4 vitesh mungesë. SuperMario do të marrë pjesë në fazën play-off të kualifikueseve “Katar 2022”. Për rikthimin e Balotellit në kombëtaren axure, ka folur edhe Vincenzo Montella, i cili është një nga protagonistët e rikthimit të sulmuesit italian në kombëtare.

“Jam i lumtur, sikur të isha kthyer vetë në kombëtare. Merita është mbi të gjitha e tij. Sidoqoftë, kjo është vetëm faza e parë, qëllimi i tij i vërtetë është të shkojë në Kupën e Botës së Katarit. Bëmë një punë të mirë në fund të dhjetorit, pothuajse u arrit qëllimi. Pastaj pata keqardhje që e ndaloi Covid-19. Tani duhet të rifitojë shkëlqimin e tij, por Mancini e di këtë. Cilësitë teknike? Ato janë si grushti për boksierin, nuk kanë humbur te Balotelli”, ka deklaruar Montella.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?