Rikthimi i Brojës si titullar, trajneri i Burnley-t: Ishte fantastik, pamë versionin e tij më të mirë!

Armando Broja u rikthye titullar te Burnley në ndeshjen e fundjavës kundër Neëcastle dhe performanca e tij la gjurmë te stafi teknik. Trajneri Scott Parker u pa teksa e përshëndeti menjëherë sulmuesin shqiptar në momentin e zëvendësimit, një gjest që reflektoi vlerësimin e tij për lojën e Brojës.

Ky vlerësim u pasqyrua edhe në deklaratat e sotme të Parker në konferencën për media. I pyetur për paraqitjen e 22-vjeçarit, tekniku anglez u tregua i hapur dhe i qartë në analizën e tij, duke e quajtur një nga ndeshjet më të mira të Brojës me fanellën e Burnley-t.

“Sinqerisht, isha shumë i kënaqur. Ky ishte versioni më i mirë i Armandos që kemi parë deri tani,” tha Parker. “Në start, me 11 kundër 11, ai ishte një pikë referimi për ne, na dha stabilitet dhe energji. Edhe pasi mbetëm me 10 lojtarë, ai vazhdoi të punonte fort, në një rol ku shpesh mund të humbasësh motivimin, sepse je i vetmuar përpara. Por Armando ishte fantastik.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri theksoi se Broja e përballoi sfidën me intensitet të lartë dhe qartësi taktike, duke nënvizuar se paraqitja e tij ishte një sinjal i qartë i potencialit që ai mund t’i japë ekipit në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?