Rikthimi në stërvitje, lojtari i Torinos del pozitiv ndaj koronavirusit
Një futbollist i skuadrës së Torinos ka dalë pozitiv ndaj Covid-19 pas testit të parë të kryer nga rinisja e stërvitjeve. Konfirmimi ka ardhur ka ardhur nga vetë klubi granata në një njoftim për mediat, pa zbuluar emrin e lojtarit.
“Gjatë teste4ve të para mjekësore të kryera nga klubi i Torinos, një futbollist ka dalë pozitiv ndaj Covid-19. Futbollisti është aktualisht simptomatikë, i cili është izoluar në karantinë dhe do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme”, shkruhet në njoftim.
Ky është rasti i parë pozitiv në Seria A që nga rinisja e stërvitjeve, teksa janë kryer tamponë për të gjithë lojtarët. /R.Lika-Koha Jone/