Rikthimi si president i Juventusit? Flet Del Piero: Kam raport të veçantë me tifozët …
Alessandro Del Piero, së fundmi ka qenë i ftuar në Sky Sport për të dhënë komentin e tij pas duelit të fituar nga Juventusi ndaj Fiorentinës. Legjenda e bardhezinjve komentoi dhe rikthimin në “Allianz Stadium” dhe raporti i veçantë që ka me tifozët.
“Ishte një moment fantastik në nivelin emotiv. Ku ndërthuren shumë emocione, të cilat nuk është e thjeshtë që t’i shpjegosh me fjalë. Nuk ishte parashikuar, or ishte bukur kështu. Është krijuar një lidhje e veçantë mes meje dhe botës së Juventusit, kur them se dua t’i falënderoj nuk është një retorik.
E ardhmja? Në këtë moment është jashtë kontekstit të komentosh një hipotezë që nuk është. Raporti mes meje dhe këtyre ngjyrave mbetet fantastik, pavarësisht se çfarë ndodh”, tha Del Piero.
Edhe pse legjenda e Juventusit ka mohuar një rikthim të mundshëm te klubi torinez, ai dha një mesazh të qartë dashurie klubit të “Zonjës së Vjetër” dhe tifozëve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

