Rinovimi i Donnarumma-s te PSG është në ngërç, nuk përjashtohet largimi

Pas një sezoni intensiv e të suksesshëm, ku fitoi titullin kampion të Francës me PSG dhe të kampionit të Europës me kombëtaren italiane, Gianluigi Donnarumma po shijon pushimet në Costa Smeralda, duke qëndruar larg zhurmave të merkatos për momentin.

Por e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain nuk është ende e qartë. Portieri italian ka edhe pak më shumë se një vit kontratë me kampionët e Francës, ndërsa bisedimet për rinovimin kanë ngecur pavarësisht vullnetit të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Sipas burimeve nga mediat franceze, negociatat kanë hyrë në një fazë ngërçi, edhe pse drejtuesit e PSG-së dhe agjenti i Donnarumma kanë qëndruar në kontakt të vazhdueshëm. Gjatë javëve në vijim pritet të zhvillohen takime vendimtare, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do të kënaqë të dyja palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Donnarumma është shprehur se dëshira e tij është të vazhdojë aventurën në Paris, ku ndihet i integruar si në klub ashtu edhe në jetën jashtë fushe. Pikërisht në kryeqytetin francez ka ardhur në jetë edhe djali i tij, ndërsa portieri vlerëson evolucionin e projektit sportiv të PSG-së që nga viti 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampi parizien ka kaluar nga një model i yjeve afatshkurtra në një filozofi të re që investon te talentet e rinj me ambicie të mëdha, profil që përputhet në mënyrë perfekte me Donnarumma, i cili edhe pse me përvojë të madhe, është vetëm 26 vjeç. Për këtë arsye, interesimi nga klube të mëdha europiane mbetet i lartë, por për momentin, prioriteti i Donnarummas mbetet PSG-ja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?