Rinovimi i Ibrahimovic me Milanin varet nga … kualifikimi në Kupën e Botës
E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic varet nga Suedia. Kombëtarja nordike do të sfidojë Çekinë në Solna. Nëse fiton, Suedia do të përballet më Poloninë në “finalen” e madhe për një biletë në Botërorin e Katarit.
Kualifikimi i Suedisë në Kupën e Botës do të sjellë edhe rinovimin e 40-vjeçarit me Milanin. GDS raporton se Ibrën e pret një kontratë me 2 milionë euro neto në sezon + bonuse të ndryshme, ndërkohë që për momentin ai fiton rreth 7 milionë euro në sezon.
Ibra shpreson të fitojë trofe me kuqezinjtë, teksa në të ardhmen nuk përjashtohet fakti që mund të nisë një aventurë si trajner ose drejtues te klubi.
KOHA JONË SONDAZH

