Rinovimi i kontratës me Kombëtaren, Reja: Më bëhet qejfi që do të jem trajneri më i vjetër në qarkullim
Edi Reja është shumë afër rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare dhe firma përfundimtare është vetëm çështje kohe.
Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë tekniku italian, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, është shprehur se është i lumtur që do të jetë trajneri më i vjetër në qarkullim. “Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë.
Rinovimi më jep një entuziazëm të madh. Do të kem mbështetjen e të gjithëve. Do jem trajneri më i vjetër në qarkullim, më bëhet qejfi për këtë.”, u shpreh Reja.
Parashikohet që tekniku 74-vjeçar të firmosë një kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me Kombëtaren deri në vitin 2022.