Rinovimi i Strakoshës, ja kushti që i vë portieri shqiptar Lazios

Thomas Strakosha kërkon të rinovojë kontratën me skuadrën e Lazios. Portieri shqiptar, sipas asaj që raporton gazeta italiane “Il Messaggero”, synon që të vijojë bashkëpunimin me ekipin bardhekaltër.

“Gardiani” më i mirë i këtij sezoni në Seria A, me më pak gola të pësuar, synon që të rinovojë para Cataldit, Parolos, Lulic dhe Luis Albertos, teksa i ka kërkuar klubit 2 milionë euro në sezon.

Duke marrë në konsideratë ofertat nga Premier League, Strakosha kërkon që të vlerësohet më shumë për atë që ka dhënë në dy sezonet e fundit. Lazio duhet të nxitojë që t’i ofrojë sa më parë një kontratë, nëse nuk dëshiron që portieri shqiptar të tundohet nga një ofertë e majme në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vetëm 23 gola të pësuar në 26 ndeshje, Strakosha është një garanci më shumë për Lazion në ëndrrën për të arritur te titulli e për të sfiduar Juventusin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?