Rinovimi ka ngecur, Lazio nis të mendojë për pasuesin e Strakoshës
Lazio ka nisur të mendoj për pasusin e Strakoshës për sezonin e ardhshëm. Rinovimi i kontratës nuk është se po shkon në rrugën e duhur, duke bërë që drejtori sportiv, Igli Tare të nisë të mendojë për një tjetër portier, i cili mundtë jetë Mattia Perin.
Portierit të Juventusit i përfundon kontrata gjithashtu më 30 qershor dnaj dhe shihet si një lëvizje e mirë, duke marrë në konsideratë dhe moshën e madhe të Reina-s.
Lazio ka edhe tri alternativa të tjera, si Opsina nga Napoli (transferim i lirë), por dhe Milinkovic-Savic dhe Cragno që janë dy opsione të tjera. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

