Rinovimi me Lazion nuk po vjen, dy klube të mëdha pas Inzaghit

Simone Inzaghi është një nga trajnerët më të mirë italianë. 44-vjeçari qëndron në stolin e Lazios prej korrikut të vitit 2016 dhe ka bërë një punë të shkëlqyer tek ekipi bardhekaltër. Futboll i bukur, rritje dhe përmirësim i lojtarëve të caktuar, dhe tre trofe të fituar: një Kupë Italie dhe dy Superkupës të Italisë.

Calciomercato raporton se ish-sulmuesi nuk do të rinovojë kontratën e tij me Lazion. Dy klube të mëdha po e monitorojnë me kujdes situatën e Inzaghit dhe janë gati të përfitojnë. Flasim për Juventusin dhe Interin. Bardhezinjtë e pëlqejnë prej kohësh dhe nuk përjashtohet të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, nëse Andrea Pirlo nuk ia del të sjellë trofe në Torino.

Ndërkohë, për Inzaghin interesohet edhe Interi. Për momentin, Antonio Conte i ka pozitat solide në stolin e skuadrës që kryeson Serie A, por së ardhmes nuk i dihet kurrë. Inzaghi nuk po negocion me asnjë klub për momentin, kjo edhe për respekt të Lazios, por mungesa e rinovimit mund të sjellë ndryshime në verë.

SHKARKO APP