Rinovoi kontratën, Cesena vendos vlerën e Cristian Shpendit në merkato
Cristian Shpendi rinovoi me Cesena deri në 30 qershor të 2028, por sipas mediave italiane nëse vjen një ofertë e rëndësishme mund të largohet. “Tuttosport” në numrin e së enjtes shkruan se klubi nga Emilia Romagna e vlerëson 15 milionë euro kartonin e tij.
Një vlerë e jashtëzakonshme për një lojtar që për ta marrë nga San Marino Academy në vitin 2019 u shpenzuan vetëm 2500 euro. Cristian Shpendi, i cili është shënuesi më i mirë në Serie B, ka shanse të transferohet edhe në Angli në merkaton e verës.
Ai mund të qëndrojë edhe te Cesena nëse skuadra ngjitet në Serie A. Cristian Shpendi ka luajtur edhe me Kombëtaren Shpresa, së bashku me binjakun e tij Stiven.