Rinovoi me Barcelonën, Yamal reagon për kritikat: Jashtë fushave e jetoj jetën!

Lamine Yamal ka zyrtarizuar dje rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën, duke u lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2031. Talenti 18-vjeçar spanjoll, një nga yjet në ngjitje më të shpejtë në futbollin europian, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por së fundmi ka qenë edhe në qendër të kritikave për jetën e tij private.

Polemika ka shpërthyer në Spanjë pas festës së ditëlindjes së Yamal, ku u përfshinë edhe disa persona të shkurtër në trup, duke shkaktuar reagime negative në publik dhe madje edhe shqetësim në radhët e qeverisë spanjolle.

I vendosur për të mbrojtur veten, Yamal ka reaguar ndaj kritikave me qetësi, duke sqaruar: “Në fund të ditës unë punoj për Barcelonën dhe luaj për Barcelonën. Kur jam larg ‘Cidade Joan Gamper’, e jetoj jetën time, kaq.” Një mesazh i drejtpërdrejtë jo vetëm për tifozët katalanas, por edhe për median ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht verës së trazuar, ambiciet e Yamal nuk janë zbehur. Pas një sezoni mbresëlënës me 18 gola dhe 25 asist në të gjitha kompeticionet, si dhe triumfit me Spanjën në Euro 2024 dhe fitimit të La Ligas me Barcelonën, ai tashmë ka sytë nga objektivat madhorë: të fitojë Kupën e Botës në SHBA në vitin 2026 dhe të çojë Barcelonën drejt fitores së Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?