Risia e madhe në futbollin japonez, nuk do të ketë më barazime

Futbolli japonez sjell një risi të madhe për sezonin 2026. J1 League, elita e futbollit në Japoni, ka vendosur të heqë barazimet për të festuar 100-vjetorin e kampionatit, duke aplikuar një rregull të ri: çdo ndeshje që mbyllet në barazim pas 90 minutave do të vendoset me penallti.

Qëllimi i kësaj nisme është rritja e spektaklit dhe nxitja e një loje më sulmuese. Megjithatë, sistemi i pikëve do të mbetet i balancuar: skuadra që fiton me penallti do të marrë dy pikë, ndërsa ajo që humbet nga pika e bardhë do të sigurojë një pikë.

Rregulli vlen vetëm për sezonin 2026

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata japoneze ka sqaruar se kjo risi do të aplikohet vetëm për sezonin aktual, i cili do të jetë i shkurtër. Kjo pasi kampionati do të harmonizohet me kalendarin evropian. Nga sezoni 2026-2027, liga do të nisë në gusht dhe do të përfundojë në qershor, duke braktisur formatin tradicional brenda vitit kalendarik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në vetëm pesë muaj. Sezoni i rregullt do të zgjasë deri në maj, me skuadrat të ndara në dy konferenca gjeografike, një format i ngjashëm me sportet amerikane, ndërsa më pas do të zhvillohen fazat “play-off” përpara finales së madhe në qershor.

Rregulli i ri është zbatuar tashmë. Fundjavën e kaluar, FC Tokyo dhe Kashima Antlers barazuan 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa skuadra nga kryeqyteti triumfoi 5-4 me penallti, duke marrë kështu dy pikë, ndërsa kundërshtari u largua me një pikë.

Autoritetet japoneze nuk përjashtojnë mundësinë që ky sistem të zgjasë edhe në sezonet e ardhshme, nëse rezulton i suksesshëm dhe rrit nivelin e spektaklit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?