Rita Ora mbledh lojtarët e Njukasëllit tërë natën, në një ceremoni (Foto)
Ekipi i Njukasëll ka qenë i përfaqësuar gjerësisht në mbrëmjen e “ BRIT AWards”, teksa Steven Taylor, Tim Krul e Jack Colback janë fotografuar në orët e mëngjesit të sotëm të dilnin nga ceremonia që zgjati për orë të tëra. Treshja ndoqi ceremoninë në “O2 Arena” të Londrës, ku pranë tyre në këtë ceremoni ishte edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, si dhe Orlando Bloom, Ed Sheeran e tifozët e çmenduar të Njukasëll Ant e Dec. Taylor dukej se kishte kaluar një natë të gjatë kur u largua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa Krul është fotografuar të dilte me të dashurën e tij Claire Hall. Lojtarët janë kthyer sot në bazë, në përgatitjet e tyre të fundit për përballjen e së shtunës në Premier League, ndaj Aston Vilës. Ka qenë një muaj zhgënjyes ky i fundit për ekipin Magpies, të cilët kanë marrë vetëm dy pikë pas dy barazimeve dhe u duhet të përmirësohen në përballjen me ekipin e Tim Sherëood. Dy nga lojtarët që ishin në këtë ceremoni, Taylor e Colback do të mungojnë në ndeshjen e fundjavës. I pari është dëmtuar, ndërsa i dyti i s’kualifikuar me dy javë.
KOHA JONË SONDAZH

