Rita Ora në krah të kuqezinjve dhe “Dardanëve”, mesazh motivues para sfidave vendimtare
Në një ditë emocionesh të mëdha për futbollin shqiptar, mbështetja nuk ka munguar as nga figurat më të njohura të skenës ndërkombëtare. Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur të bëhet pjesë e atmosferës para ndeshjeve vendimtare të kombëtareve.
Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Shqipëria dhe Kosova, të cilat sot zbresin në fushë për sfida vendimtare në rrugëtimin drejt Kupës së Botës.
Në imazhin e publikuar prej saj shfaqen të dyja përfaqësueset, të shoqëruara me sloganet “Forca Shqipëria” dhe “Forca Kosova”, një mesazh që është pritur me entuziazëm nga tifozët në rrjetet sociale.
“Paçi fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”, ka shkruar Rita Ora, duke i dhënë një shtysë morale futbollistëve në prag të përballjeve.
Kujtojmë se këtë mbrëmje Shqipëria përballet me Poloninë në një ndeshje Play-Off vendimtare, ndërsa Kosova mat forcat me Sllovakinë, me të dyja skuadrat që synojnë një vend në Kupën e Botës.
KOHA JONË SONDAZH

