Rivalë në fushë, por Hakimi dhe Mbappe ndajnë pushimet së bashku
Historia e miqësisë mes Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappe shkon përtej kufijve të futbollit. Edhe pse sulmuesi francez ka kaluar te Real Madrid, lidhja mes tij dhe mbrojtësit maroken vazhdon të jetë shumë e fortë.
Së fundmi, të dy janë parë së bashku në një koncert në Porto Riko dhe kanë kaluar kohë së bashku gjatë pushimeve verore. Por miqësia e tyre nuk ndalet vetëm në momente argëtimi, Mbappe ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe ku ai dhe Hakimi stërviten së bashku për t’u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri.
Edhe pse tani janë në klube të ndryshme, Hakimi dhe Mbappe vazhdojnë të ruajnë një kontakt të ngushtë. Hakimi ka rinovuar së fundmi kontratën me Paris Saint-Germain deri në vitin 2028, ndërsa Mbappé ka firmosur një marrëveshje gjashtëvjeçare me Real Madridin, ku ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.
Të dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre në PSG nga 2021 deri në 2024, periudhë gjatë së cilës fituan disa tituj, përfshirë tre kampionate të Ligue 1. /R.Lika-Koha Jonë/
)
)
)
)
)
KOHA JONË SONDAZH

