Rivali rezulton pozitiv në doping, Erkand Qerimaj merr medalje bronzi në SHBA
Erkand Qerimaj nuk mundi që të siguronte medalje në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Peshëngritësi shqiptar arriti të renditej në vendin e 6 në dygarësh, pasi e mbylli garën me 342 kg.
Qerimaj nuk mundi që të merrte medalje as në stilin e shkëputjes, pasi ai u rendit në vendin e 4, duke dështuar në provën e fundit. Vendi i tretë, Dimitru Kaptaru ka rezultuar pozitiv në doping. Kjo ka sjellë që Erkand Qerimaj të kalojë automatikisht në vendin e 3, duke i dhënë Shqipërisë një medalje bronzi. Ky është një lajm pozitiv për Shqipërinë pasi Begaj doli pozitive me doping. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

