Rivendosi paqen me Mourinhon, por Fiorentina nuk heq dorë nga Kumbulla
Marash Kumbulla është kthyer të marr minuta tek Roma, ndërkohë që në ndeshjet e fundit ka gjetur dhe rrugën e rrjetit me kokë. Mes Jose Mourinho dhe qendërmbrojtësi kuqezi është vendosur “paqja”, tekniku portugez e sheh si një opsion cilësorë për të ardhmen.
Në Itali mediat vijojnë të lidhin emrin e tij me një largim të mundshëm pasi Fiorentina vijon të mbajnë në listën e dëshirave. Nga klubi violë u largua Benassi ndërsa të njëjtin fat pritet të ketë edhe Amrabat, në këto kushte.
Fiorentina mund të tentojë deri në fund të bind Romën për të lënë të lirë Marash Kumbullën. Gjithnjë sipas mediave italiane, Fiorentina e kërkon në formë huazimi.
KOHA JONË SONDAZH

