Robben nuk dorëzohet, nënshkruan tjetër kontratë në moshën 36 vjeç

Arjen Robben nuk ka ndërmend të tërhiqet, sepse ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me holandezët e Gronningen. Në moshën 36-vjeçare, sulmuesi holandez mesa duket ka vendosur që ndeshjet e fundit të karrierës t’i luajë pikërisht me skuadrën ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist, pasi ka qenë atje në periudhën 1996-2002.

Arjen Robben është një nga emrat më të njohur të futbollit holandez, teksa kulmin e karrierës së ti je ka pasur me gjermanët e Bayernit të Mynihut, fanellën e të cilëve e veshi për më se ndeshje gjatë 10 sezoneve dhe arriti të shpallet edhe Kampion Europe me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?