Robert Lewandowski arrin akordin financiar me klubin e Barcelonës

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane, Robert Lewandowski ka dhe një vit kontratë me Bayern Munchen.

33-vjeçari ka vendosur të largohet këtë verë, duke prishur raportet fantastike që ka pasur me bavarezët, ekip ku luan. Bomberi polak do të firmosë për 3 vite me Barcelonën dhe do të përfitojë 12 milionë euro neto në sezon.

Për t’u përcaktuar kanë mbetur bonuset dhe paga që do përfitojë Lewa në sezonin e tretë me Barcelonën. Klubi spanjoll ka gati 30 milionë euro për të bindur Bayernin që ta lërë të lirë yllin e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?