Robin van Persie: Man Utd humb për dy javë sulmuesin kryesor

Sulmuesi i Manchester United,  Robin van Persie, mund të mbetet jashtë fushave të blerta për më tepër se dy javë pas problemit me gjurin, – theksoi trajneri i Djajve të Kuq, Louis van Gaal. Van Persie, 31 vjeç, u dëmtua gjatë ndeshjes së kaluar në humbjen 2-1, me Svansi.  Holandezi e la “Stadiumin e Lirisë” pas dëmtimit dhe nuk do të jetë gati as në përballjen e së shtunës ndaj Sunderland, ku Djajve të Kuq iu duhet medoemos që të harrojnë humbjen e kaluar dhe ta fitojnë ndeshjen. – “Nuk mendoj se është një dëmtim i rëndë, që do t’i duhet shumë kohë të rikuperohet,” – theksoi  Van Gaal. – “I duhet një apo dy javë.” Kjo do të thotë se  Van Persie mund të mungojë në përballjet me Sunderland dhe ndoshta edhe ndaj Njukasëll, plus edhe në ndeshjen çerekfinale të “FA Cup” me Arsenal, në “Old Trafford” ndeshje e planifikuar të luhet më 9 mars. Mesfushori  Michael Carrick rikthehet pas 6 ndeshjeve mungesë, për shkak të dëmtimit.

Premier League

Java e 27-të – Të shtunën

Swiss Digital Desktop Reklama

13:45 Uest Hem – Crystal P.

Swiss Digital Mobile Reklama

16:00 Burnley – Svansea  

16:00 Manchester J.  –  Sandërland

16:00 Njukasëll  – Aston Vila

16:00 Stoke –  Hull  

16:00 UBA –  Southampton

Të djelën

13:00 Liverpul – Manch. City

15:05 Arsenal – Everton

 

Klasifikimi

Chelsea           60

Manchester C.  55

Arsenal            48

Manchester U.  47

Southam.         46

Liverpul            45

Totenhem         44

Uest Hem         39

 Svansea          37

Stoke                36

Njukasëll           32

Everton             28

Crystal P.          27

 UBA                 27

Hull                   26

Sanderland        25

QPR                 22

Burnley              22

Aston Vila          22

Leicester           18

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?