Rocco Vata i jep fitoren Watfordit në Championship (VIDEO)
Sulmuesi Rocco Vata shënoi një gol vendimtar për Watford në Championship. Djali Rudi Vatës, ish-lojtarit të Kombëtares, i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Portsmouth.
Kur ndeshje po i drejtohej fundit në barazim 1-1, u shfaq Vata, i cili ndryshoi rrjedhën e takimit. 19-vjeçari përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.
Ky sukses i ngjit Watford-in në vendin e gjashtë me 37 pikë dhe i fut ata në garë për një vend në Premier League. Ky është goli i dytë për Vatën në Championship, aty ku në 12 ndeshje, numëron edhe dy asiste.
![Rocco Vata bën heroin në Angli te skuadra e Watfordit](https://i.ytimg.com/vi/giwIaDxv6_U/hqdefault.jpg)
![ABSOLUTE SCENES AT THE VIC 🤩🤯 | Watford 2-1 Portsmouth | Extended Highlights](https://i.ytimg.com/vi/AxZ0XmqP4Vs/hqdefault.jpg)