Roland De Boer: Louis van Gaal, ende po vuan me Junajtid për stilin e lojës

Trajneri holandez Louis van Gaal ende nuk e ka gjetur stilin e tij të lojës tek Mançester Junajtid, pasi nuk është kjo mënyra e lojës sesi duhet të paraqitet skuadra që ai drejton,” –  pretendon Ronald de Boer, ish-lojtar i tij i shquar dhe i ekipit holandez. Mançester Junajtid humbi 2-1 me Suenasi të shtunën në Premier Ligë dhe trajneri van Gaal është kritikuar për stilin e lojës në drejtim të Djajve të Kueq. Junajtid ndonëse shpenzoi rreth 200 mln euro në merkaton e verës së kaluar, rrezikon të mbetet sërish jashtë zonës Champions. Në garë për titull janë rreshtuar Çelsi e Mançester Siti, ndërkohë që Arsenali është ngjitur mbi ekipit e drejtuar nga van Gaal, sikurse Sauthampton e Liverpull ndodhet shumë pranë në renditje, duke i kërcënuar edhe pozitat aktuale në renditje.  Duke folur për “SPORT”, spektaklin televiziv sportiv të mëngjesit në Brazil, De Boer theksoi:  – “Van Gaal është duke vuajtur tek Manchester United. Jo sa i përket pikëve që skuadra e tij ka grumbulluar deri tani, por stilit të lojës. Nuk është kjo mënyra që ai dëshiron të luajë ekipi. Ai ende nuk e ka gjetur ende atë. Në këtë momente nuk është futbolli që ne jemi mësuar të luajmë me Louis.” Junajtid pësoi humbjen e parë në pesë ndeshje të shtunën, edhe pse kaloi më herët në avantazh me anë të  Ander Herrera. Djajtë e Kuq do të presin në fundjavë ekipin e Sandërlend, për të bërë kthesën dhe për  të pretenduar të paktën një vend, në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?